Aktualitet

Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një shofer që përplasi për vdekje një 77-vjeçar

12 Shtator 2021, 12:04 Nga DOSJA
Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një shofer që

TIRANË– Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Një prej tyre është dhe drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi A.I banues në Lushnjë, është arrestuar pasi ka përplasur me makinë këmbësorin 77 vjeçar në aksin Tiranë-Durrës, duke i shkaktuar vdekjen. Viktima është 77 vjeçari me inicialet A.D i cili për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, nuk arriti të mbijetonte.

NJOFTIMI I PLOTË:

A. L., banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. D., 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, u ndalua shtetasi Fatjon Muça, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit:F. Ll., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Opel”, në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim e më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestime ne durres

Sondazh

Poll