Aktualitet

“Kishte pasur disa herë probleme, hynim me frikë! Vrapuam të ndihmonim, pamë 26-vjeçaren të shtrirë rëndë”, banorë

12 Shtator 2021, 11:06 Nga DOSJA
“Kishte pasur disa herë probleme, hynim me frikë! Vrapuam

TIRANË – Anila Hoxha raporton se ngjarja ndodhi teksa disa banorë të pallatit kishin përfunduar festimet dhe po përcillnin miqtë, por menjëherë më pas tregojnë ata ka pasur një rënie drastike të ashensorit, që bëri që një nga personat të lëndohej rëndë.

Aleksandra Meko, një banore e pallatit dhe një nga dëshmitaret e para që vrapoi për të dhënë ndihmë e pyetur nga gazetarja Anila Hoxha tha se disa herë banorët e kishin shprehur shqetësimin se ashensori kishte problem, pasi disa herë kishte pasur lëkundje dhe ngecje.

Aleksandra tregon se banorët e kishin vendosur në dijeni administratorin.

Ndërkohë aktualisht raporton Anila Hoxha pritet të mbërrijnë ekspertë në pallat për të verifikuar ngjarjen.

Deri më tani janë të shoqëruar tre persona: Administratori, një inxhinier teknik dhe një mirëmbajtës ashensori, por nuk ka ende urdhër ndalimi apo arresti ndaj tyre për shpërdorim detyre, për sa kohe që para ngjarjes ka pasur ankesa nga banorët.

Hetimi i deritanishëm i prokurorisë së Tiranës pas pyetjes së tre të shoqëruarve, nga kqyrja e shkresave, tha një burim i Anila Hoxhës rezulton se, sipas ligjit administratori i pallatit kishte firmosur kontratë me kompaninë e mirëmbajtjes së ashensorëve. Por tekniku i mirëmbajtjes së ashensorit dyshohet nuk ka bërë kontrolle dhe as mirëmbajtje.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lajm nga top channel shkeputet ashensori ne astir lajm nga top channel shkeputet ashensori ne astir

Sondazh

Poll