Aktualitet

U arrestuan për korrupsion, lihen në burg drejtori i IKMT-së në Dibër dhe administratori i firmës

12 Shtator 2021, 10:48 Nga DOSJA
U arrestuan për korrupsion, lihen në burg drejtori i IKMT-së

TIRANË–  Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për drejtorin e IKMT në Dibër, Lutfi Miftarin dhe Eljo Elezin, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM”.

Arrestimi i tyre u bë me 10 shtator, gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati”. Miftari dhe Elezi u arrestuan pasi kanë abuzuar me detyrën e tyre.

Miftari dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga Elezi, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. Lutfi Miftarit iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë Elezit. Gjatë kontrollit të banesës së Miftarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lufti miftari lufti miftari

Sondazh

Poll