Aktualitet

Armë pa leje dhe municion luftarak! Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, kontrolli në çantën e dorës e ‘fundos’

12 Shtator 2021, 10:43 Nga DOSJA
Armë pa leje dhe municion luftarak! Arrestohet 22-vjeçari në

TIRANË– Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me armë pa leje. Policia bën me dije se Ibrahim Gjidiaj ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjet dhe iu sekustrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të armëmbajtjes pa leje.Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 22-vjeçari. 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari ne tirane arrestohet 22 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll