Sport

Orges Shehi analizon fitoren e javës së parë të kampionatit

11 Shtator 2021, 17:40 Nga DOSJA
Orges Shehi analizon fitoren e javës së parë të kampionatit

TIRANE – Tirana e nisi mbarë Abissnet Superiore, duke fituar me shifrat 4-2 ndaj Skënderbeut. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.
“Tirana është e njëjtë, pavarësisht se ndryshojnë nga fraksioni në fraksion. Në pjesën e parë kishim vështirësi, gabuam në vendosje te goli i pësuar. Në pjesën e dytë gabuam edhe në metodën e lojës. Sa më shumë të shënojmë, aq më mirë. Jam i kënaqur.
Jam i kënaqur si në fazën difensive dhe në atë ofensive. Më vjen mirë që Ngoo shënoi dy gola dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Jemi mangut me kontingjentin për shkak të largimeve në momentet e fundit.

Ato na lanë një boshllëk. Mendoj që do të fokusohemi te kontingjenti që kemi. Shpresoj që të arrijnë sa më shpejt Gyamfi dhe Danso për t’u kompletuar. Pas pjesës së parë ndryshuam, për të mbyllur hapësirat që kishim. Behiratche rrezikonte të ndëshkohej me të kuq.

Manovra jonë ishte të shtynim nga krahët. Në pjesën e dytë bëmë mirë. Mungesa e një lojtari ndikon. Me direktivat pas pjesës së parë, mendoj se u përmirësuam. Pësuam shumë shpejt, nuk kishim kohë as për të festuar. Duhet të jemi pak më shumë agresivë.
Është një kampionat shumë i luftuar, për shkak edhe të organikës së skuadrave. Janë 6 ose 7 pretendentë. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër në kampionat. Ai që do të gabojë më pak dhe do të ketë vazhdimësi do t’ia dalë të jetë në krye. Ky është opinioni im për këtë kampionat.

Para disa ditësh FSHF na mblodhi për të na shpjeguar VAR-in, i cili ndihmon shumë në futboll. Gjyqtarët dy sy kanë, edhe mund të gabojnë. VAR-i është i domosdoshëm. Duhet t’i kuptojmë edhe ne gjyqtarët, se e kanë për herë të parë”, u shpreh Shehi.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2021, 14:24

ITALI-Varri i Daniel Guerinit (19-vjeç), ish-lojtar i Lazio Primavera që vdiq në një aksident tragjik marsin e kaluar në rrugët e Romës, u plaçkit...