Sport

VIDEO/ 7 vjet pa fituar në transfertën e Laçit, Vllaznia e bën sefte në ndeshjen me tetë gola

11 Shtator 2021, 14:02 Nga DOSJA
VIDEO/ 7 vjet pa fituar në transfertën e Laçit, Vllaznia e

KURBIN– Vllaznia fiton me shifrat 3-5 në një ndeshje të çmendur në transfertë përballë Laçit. Një fitore që mungonte prej 7 vjetësh në këtë transfertë. Në minutën e 11′ sfida nisi mirë për Vllazninë që gjeti avantazhin me Latifin nga pika e bardhë e penalltisë.

Shkodranët do të dyfishonin shifrat në minutën e 24′ me sulmuesin brazilian Da Silva, por pjesa e parë do të përfundonte ndryshe.Zarubica ngushtoi diferencat në minutën e 35’ dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39’ riktheu baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në minutën e 41’ Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.


Më pas në minutën e 45+1’ Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48’ ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6’. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.


E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll