Sport

Ronaldo shkëlqeu ndaj Newcastle, por në qiellin e “Old Trafford” portugezit i kujtojnë sulmin seksual

11 Shtator 2021, 16:59 Nga DOSJA
Ronaldo shkëlqeu ndaj Newcastle, por në qiellin e “Old

ANGLI-Një pankartë që mbështet gruan që akuzoi Cristiano Ronaldon për një sulm seksual është valvitur mbi Old Trafford gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Newcastle.Grupi feminist ‘Level Up’ tha se donin të kujtonin tifozët për akuzat e përdhunimit kundër tij.Kathryn Mayorga është shprehur se ajo ishte sulmuar seksualisht nga ai në një hotel në Las Vegas në 2009.

Në vitin 2019, prokurorët amerikanë thënë se Ronaldo i ka mohuar akuzat dhe nuk do të përballet me drejtësinë.“Beso Kathryn Mayorga,” ishte pankarta e cila u valvit nga një avion sapo nisi ndeshja në “Old Trafford”.Lojtari portugez shënoi dy herë në ndeshjen e tij të parë me Manchester United pas 12 vitesh në atë fitore 4-1 ndaj Newcastle.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2021, 14:24

ITALI-Varri i Daniel Guerinit (19-vjeç), ish-lojtar i Lazio Primavera që vdiq në një aksident tragjik marsin e kaluar në rrugët e Romës, u plaçkit...