Sport

11 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA

ITALI-Varri i Daniel Guerinit (19-vjeç), ish-lojtar i Lazio Primavera që vdiq në një aksident tragjik marsin e kaluar në rrugët e Romës, u plaçkit. Nëna e Guerinit, Michela Priori në Instragram, denoncoi vjedhjen e sendeve të lidhura me karrierën e “Guero”, e cila u zhvillua në varrezat e Veranos. Fanellat, shallet dhe kukullat e sjella nga miqtë dhe të afërmit janë zhdukur.

Postimi i nënës së Guerinit

“Për ty i padenjë,që e lejove vetes të vjedhësh nga varri i Gueros ju uroj të gjitha të këqijat në botë. Një shall, një fanellë dhe një shqiponjë … Nëse do mi kërkoje t’i blija unë. Kujdes se është dikush që sheh gjithçka … “.
Në të njëjtën kohë, gruaja u bëri thirrje njerëzve. “Është grabitur varri i djalit tim Daniel. Shallet, fotot dhe shumë kujtime të sjella nga miqtë e djalit tim janë marrë. Bëj një apel që gjithcka të rikthehet.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport daniel guerini lazio daniel guerini lazio

Sondazh

Poll