Aktualitet

Keni planifikuar udhëtim drejt Malit të Zi? Njihuni me rregullat e reja: Duhet të keni me vete vërtetim që keni kryer vaksi

10 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
Keni planifikuar udhëtim drejt Malit të Zi? Njihuni me rregullat e

TIRANË– Mali i Zi ka vendosur masa të re kufizuese për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas tyre në kufi udhëtarët duhet të kenë test negativ.

Ata kërkojnë që udhëtar duhet të ketë test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë, tst negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga 1 data 14 shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin:Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rregullat per ne kufi rregullat per ne kufi

Sondazh

Poll