Aktualitet

I dënuar për pastrim parash, kapet 32-vjeçari në Bërxullë, rrezikoi jetën e banorëve duke bërë një shtesë në rrugë

10 Shtator 2021, 10:54 Nga DOSJA
I dënuar për pastrim parash, kapet 32-vjeçari në

TIRANË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se u ka rrezikuar jetën banorëve të Bërxullës me një ndërhyrje që ka bërë në një rrugë të fshatit. I riu me inicialet S.M., ka ndërhyrë në kanalin kullues duke shtruar çakull para biznesit të tij, me qëllim provizimin e një rruge për të dalë në aksin kryesor, ç’ka përbënte rrezik për jetën e njerëzve dhe mjedisit rrethues. Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se ështe kapur edhe një 34-vjeçar me inicialet G. V., pasi ka plagosur me thikë një tjetër person. 

Njoftim i policisë Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet një tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit S. M., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, banues në fshatin Bërxullë, pasi në hyrje të biznesit të tij(servis makinash), ka ndërhyrë në kanalin kullues duke shtruar çakull para biznesit të tij, me qëllim provizimin e një rruge për të dalë në aksin kryesor, ç’ka përbënte rrezik për jetën e njerëzve dhe mjedisit rrethues.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit të shpallur në kërkim G. V., 34 vjeç, pasi me datë 07.09.2021, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne berxulle arrestohet 32 vjecari ne berxulle

Sondazh

Poll