Aktualitet

Dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Tiranë, 1 procedohet penalisht

10 Shtator 2021, 10:55 Nga DOSJA
Dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe lëndë

TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se 34-veçari me iniciale F.T u arrestua, pasi ka dhunuar për motive të dobta personin m iniciale B.M. Ndërkohë që në gjendje të dehur në timon u arrestua 40-vjeçari me iniciale A.Ll. Me lëndë narkotike u arrestua 24-veçari me iniciale A.B, ndërsa penalisht u precedua 27-vjeçari me iniciale S.Ç.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. T., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. Ç, 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” i pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi A. B.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane arrestohen tre persona ne tirane

Sondazh

Poll