Aktualitet

Shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe tentoi të hynte me dhunë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

10 Shtator 2021, 10:30 Nga DOSJA
Shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe tentoi të hynte me

ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi përndiqte dhe u përpoq të hynte në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në via Battindarno, në zonën e Santa Viola në Bolonjë, ku 37-vjeçari u shfaq në shtëpinë e ish të dashurës së tij dhe u përpoq të hynte brenda duke goditur derën. Ai akuzohet për veprime përndjekëse dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Denonicimi është bërë nga ish-partnerja, edhe kjo e fundit shqiptare e cila e frikësuar nga sjella agresive e 37-vjeçarit dhe gjestet e tij të dhunshme ka telefonuar policinë. Kjo e fundit ka hasur në rezistencën e autorit i cili u përpoq të shtynte oficerët e policisë dhe të largohej nga vendngjarja.

Ky nuk ishte denoncimi i parë që rëndonte mbi të riun pasi më 21 gusht ekziston një akuzë për keqtrajtim dhe përndjekje ndaj ish-partneres së tij. Por kjo nuk e kishte ndaluar të riun i cili vazhdonte ta përndiqte. Tashmë ai është nv prangat e policisë dhe akuzohet për veprime përndjekëse dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...