Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin rrethues të një banese, plagoset drejtuesi

10 Shtator 2021, 06:33 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin rrethues të

LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar  në aksin Lezhë-Rrilë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një automjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë aksident në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...