Aktualitet

EMRI/ I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja

10 Shtator 2021, 06:45 Nga DOSJA
EMRI/ I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të

LUSHNJE– Një 42-vjeçar i identifikuar si Mondi Shehu, banues në Lushnje është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.

Mësohet se Shehu punonte roje në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, zonë që u përfshi nga flakët një ditë më parë. Ai dyshohet se u ka vënë zjarrin mbetjeve urbane.

Njoftimi i policisë Lushnjë:

I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit. Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi Mondi Shehu., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mondi shehu zjarr ne lushnje mondi shehu zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...