Aktualitet

Me kapele policie, dy armë zjarri, silenciator dhe municion luftarak, kapet 24-vjeçari në Tiranë, sa pa policinë hodhi të

10 Shtator 2021, 07:17 Nga DOSJA
Me kapele policie, dy armë zjarri, silenciator dhe municion luftarak, kapet

TIRANË– Wasim Hajjazi, 24 vjeç, me shtetësi Shqiptare është vënë në pranga pasi është pikasur të qarkullonte me dy armë zjarri, njëra prej të cilave ishte me silenciator. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu me precedentë të mëparshëm penalë, është ndaluar për kontroll në rrugën “Fuat Toptani” teksa udhëtonte me një mjet të llojit “Benz”.

24-vjeçari sapo ka parë policinë ka hedhur një çantë me të gjitha sendet e paligjshme nga dritarja e mjetit.  Çanta është kontrolluar nga efektivët brenda të cilët janë gjetur 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

24-vjeçari u prangos dhe akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” 

Njoftimi i policisë: Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Goditet brenda javës një tjetër rast i armëmbajtes pa leje nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Vihen në pranga një 24-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 , në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin W. H. Shtetasi W. H, sapo ka parë sherbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të territorit ku u konstatua ky shtetas, kontrollit fizik dhe të automjetit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti, një kapele me mbishkrimin Policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit Ë. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet wasim hajjazi wasim hajjazi arrestohet wasim hajjazi wasim hajjazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...