Aktualitet

Protestë në fshatin Gizë, mësuesit dhe fëmijët refuzojnë në ndryshojnë shkollën

10 Shtator 2021, 10:16 Nga DOSJA
Protestë në fshatin Gizë, mësuesit dhe fëmijët

PATOS- Prindërit të shoqëruar nga famijët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme në shkollën e fshatit Grizë të Patosit. Ata kundërshtojnë mbylljen e shkollës, që sipas autoriteteve lokale, godina ka pësuar dëme në strukturë.

Teksa autobuzi ka shkuar ditën e sotme për të marrë fëmijët dhe mësuesit e Gizës për t’i transportuar në një shkollë tjetër, ata kanë refuzuar. Ndërkohë që sot vetë nxënësit kanë dalë në protestë. Në fleta vizatimi, të cilët i mbajnë në dorë, ata kanë shkruar: Duam shkollën tonë.

Prindërit e nxënësve që studiojnë në Grizë të Patosit kanë dalë kundër vendimit të Bashkisë, që fëmijët të zhvendosen në një shkollë tjetër pasi ajo ku ndodhen ka nevojë për punime. Prindërit kanë dalë në protestë prej katër ditësh madje kanë bllokuar dhe autobusin që erdhi sot për të marrë fëmijët dhe për ti dërguar në shkollën në Grizë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne gize proteste ne gize

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...