Sport

Juventus copëtohet përpara Napolit, një tjetër lojtar hedh “peshqirin” në tokë, shkon në pesë numri i munges

9 Shtator 2021, 18:00 Nga DOSJA
Juventus copëtohet përpara Napolit, një tjetër lojtar hedh

TORINO-Federico Chiesa nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Napolit. Vendimi u mor si një masë paraprake pavarësisht se në rezonancën e lojtarit nuk rezulton ndonjë problem i rëndë, megjithatë stafi ka vendosur të mos rrezikojë sulmuesin.

Chiesa nuk u grumbullua as në ndeshjen e fundit me përfaqësusen në ndeshjen ndaj Lituanisë, për shkak të një problemi në kofshën e djathtë. Deri më tani ka shkuar në 5 numri i lojtarëve që pritet të mos jenë në ndeshjen ndaj Napolit. Arthur,Ramsey,Bentancur,Kaio Jorge dhe së fundmi Chiesa.

Nesër, Masimilliano Allegri do të dalë në konferencë për shtyp, për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të bëhet nisja për në Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chiesa juventus chiesa juventus

Sondazh

Poll