Aktualitet

Vranësira e shira të izoluar, mësoni parashikimin e motit që ju pret sot, temperaturat shkojnë deri në 29 gradë celsius

10 Shtator 2021, 05:30 Nga DOSJA
Vranësira e shira të izoluar, mësoni parashikimin e motit që

TIRANË– Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Sipas MeteoAlb, sot paradite do të dominojnë kushtet e motit të qetë në vendin tonë gjatë paradites.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar. Pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mbrëmja parashikohet që të jetë gjithashtu nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke bërë që në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 10 shtator 2021 parashikimi i motit 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 22:25

Aksident në Vlorë, furgoni del nga rruga

VLORË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku mësohet se është plagosur një person.Një furgon ka dalë nga rruga në afë...