Politike

10 Shtator 2021, 07:46 Nga DOSJA

TIRANE- Edhe pse nuk u shpreh dje zyrtarisht pro ose kundër, Edi Paloka duket se e ka marrë vendimin e tij. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun e Durrësit është filmuar nga kamera e Fax News, në një nga lokalet poshtë hyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku qëndron i ulur vetëm. 

Ky qëndrim i Palokës duket se tregon rreshtimin e tij pro Berishës dhe kundër vendimit të Bashës. Ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se ish-kryeministri do të shoqërohet me një grup mbështetësish drejt Kuvendit pas përjashtimit nga grupi parlamentar. 

Më herët edhe vetë ish-kryeministri hyri në banesën e tij, ndërsa mediat raportojnë se Berisha nuk e kaloi natën në shtëpinë e tij. Kryedemokrati Lulzim Basha dje njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll