Politike

FOTOT/ E hap derën dhe hyn me ‘vrap’ në PD, Lulzim Basha shkon në zyrë pas përjashtimit të Berishës, gazetarët e rre

10 Shtator 2021, 07:34 Nga DOSJA
FOTOT/ E hap derën dhe hyn me ‘vrap’ në PD, Lulzim Basha

TIRANE– Lulzim Basha ka nxituar që të hyjë në Partinë Demokratike duke mos pritur që shoferi ti hapë as derën e makinës. Ai është filmuar disa minuta më parë, shumë pak para nisjes së seancës së parë plenare pas 30 muajve jashtë parlamentit, teksa hyn në PD. I veshur me kostum të zi, Basha zbriti nga automjeti i tij tip “Range Rover” dhe iu drejtua zyrës së tij.

Pranë i janë afruar gazetarët e politikës që mbulojnë selinë blu, por pa asnjë shprehi në fytyrë, kryedemokrati ka hyrë brenda duke mos u shprehur publikisht ndaj akuzave të Sali Berishës. Lideri historik i PD, e quajti PD-në e drejtuar nga Basha një satelit të Edi Ramës pas vendimit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Mbledhja e grupit të PD vjen një ditë pas vendimit të fortë që u bë publik dje nga Basha. Kryedemokrati njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll