Lista me 20 qytetet europiane me rritjen më të shpejtë të popullsisë, Tirana në vend të tretë
TIRANË– Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Europë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale. N...
TIRANË– Përplasje janë shënuar që në ditën e parë të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë! Teksa në sallë votohej për Lindita Nikollën, e cila u zgjodh me 79 vota në krye të deputëve, kryeministri Edi Rama është përplasur me demokratët. Si formë proteste të gjithë kishin zgjedhur që të grisnin fletët e votimit, pa i hedhur fare në kuti, ndërsa Rama shkoi për t’i mbledhur duke mos u humbur mundësinë e artë që iu dha për të bërë spektakël. Mes tensioneve në radhët e Partisë Demokratike dhe thirrjeve të Belind Këlliçit, Rama ktheu pas materialet zgjedhore. Por nuk mbaroi këtu!
Me tu zgjedhur Nikolla, demokratët nisën që të përplasnin tavolinën me shuplaka duke e bërë të pamundur që ajo të vijojnte fjalimin. Më pas u larguan nga salla në shenjë proteste pa pritur që ajo të mbaronte fjalën e saj.
Më herët, Kuvendi u hap nga deputetja më e vjetër e parlamentit, 79-vjeçarja Luljeta Bozo e cila shkoi e para në Kuvend që para orës 08:00. Ndryshe nga ajo Sali Berisha zgjodhi të vinte në Kuvend i fundit, ku u shoqërua nga qindra mbështetës. Nga jashtë Kuvendit, ai akuzoi liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si të shitur tek kryeministri Edi Rama, ndërsa deklaroi se pakti mes të dyve vazhdon. Në seancën e parë që u zhvillua në orën 10:00, Berisha u ul krah aleatëve të tij, Monika Kryemadhit, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit dhe Vangjel Dules. Ndërsa po i njëjti skenar u përsërit edhe në seancën e dytë, ku edhe u largua fill pasi u betua si deputet.
Megjithatë u vu re se sot, opozita u rikthye në parlament pas 30 muajsh mungesë por ishin më të përçarë se kurrë. Një tregues ishte dhe fakti që të gjithë deputetët e LSI-së votuan për Nikollën, e më pas u shprehën se vullneti i tyre ishte kundër, por megjithatë e bërë detyrën si depuetët.
(f.g;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Europë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale. N...
Edona Bilali, aktualisht Ministre Për Sipërmarrjen, dhe e para në listën e deputetëve të qarkut Shkodër, akuzohet se qëndron pas disa emërimeve post zgjedhore n...
TIRANË– Vjen reagimi i parë nga demokratët pas përjashtimit të Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në muret e selisë së PD-së ...
TIRANË– Pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk kanë munguar reagimet! I pari ka qenë vetë lideri his...
Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Këtë e bëri të ditur sonte, kryetari demokrat Lulzi...
TIRANË- “Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite,”-me këto fjalë i është drejtuar ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, theme...
TIRANË– Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk është pritur mirë! Pasi dha deklaratën për shtyp nga z...
TIRANË– Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Abi Malltezi ka dalë në mbrotje të Sali Berishës. Pas vendimit të kryedemokratit Lulz...
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nuk ka pranuar që të tregojë asgjë nga çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë....
TIRANË– Vendimi ishte marrë prej kohësh por u dha sot! Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi që të mblidhte Kryesinë, Sekretarët e sapozgjedhur dhe drejt...