Politike

Përjashtimi i Berishës nga PD/ Ambasada e SHBA përgëzon Bashën: Vendim i vështirë, meriton respekt! Tani do të punojmë

10 Shtator 2021, 07:02 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës nga PD/ Ambasada e SHBA përgëzon

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, liderin historik Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada deklaron se me këtë vendim të Bashës, PD tregoi se në momente kritike ka kurajon të ndahet nga e shkuara. SHBA zotohet se tani do të punojë më ngushtë se kurrë me Lulzim Bashën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. 

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS: 

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim

Sondazh

Poll