Politike

Berisha u përjashtua nga grupi, Rama injoron zhvillimet në PD dhe poston i qetë nga kantieret e Laçit dhe Thumanës

10 Shtator 2021, 06:36 Nga DOSJA
Berisha u përjashtua nga grupi, Rama injoron zhvillimet në PD dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën. Edhe pse ka qenë nxitësi kryesor në publik se Basha ka momentin që “duhet të vrasë babain politik”, Rama ka vazhduar sot publikimet nga punimet në kantieret e Rindërtimit ndërsa nuk i ka kushtuar asnjë rresht debatit që ka pushtuar mediat sociale dhe ekranet për përjashtimin e ish-kreut të PD.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS: 

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd edi rama lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll