Politike

Përjashtimi i Berishës, Manjani: Po sikur dikush të marrë vendim të mos lejë Lulin të futet në PD?

10 Shtator 2021, 06:30 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës, Manjani: Po sikur dikush të marrë

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani pyet sesi do të ishte situata për Bashën, nëse dikush do të vendoste me një “vendim jete“, siç e quajti Basha, që ky i fundit të mos hynte kurrë. 

“Ua ua ua ua ç’a llogjike!!! Është vendimi im i jetës. Nuk e hedh në votim se përçahet partia. Po mirë, po nëse merr dikush tjetër aty një vendim gjithashtu të jetës për të mos lënë Lulin të hyjë në PD dhe, gjithashtu të mos e votojnë këtë gjë se çahet partia?! Po llogjikë është kjo?! Për çfarë shkruhen rregullat e bashkjetesës në një parti? Pikërisht për të mos lejuar këto ekstremitete. Uaaaaaaa.”,-shkruan Manjani. 

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd ylli manjani lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd ylli manjani

Sondazh

Poll