Politike

“Më fal, më drogoi Rama”, largimi i ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së mbush rrjetin me MEME, Basha

10 Shtator 2021, 06:14 Nga DOSJA
“Më fal, më drogoi Rama”, largimi i ish-kryeministrit

TIRANË– Largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka qenë një material i mjaftueshëm për të mbushur rrjetet sociale dhe faqet virale me ‘meme’. Në fokus të fotove është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili kërkon falje për largimin e Berishës.

Në një tjetër postim, krah Bashës shkruhet se është droguar nga kryeministri Edi Rama në mënyrë që të merrte këtë vendim. Nuk mungon as vetë Rama në disa editime ku shihet i lumtur për përçarjen e PD-së që erdhi pas këtij njoftimi.

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll