Politike

LISTA-Kush janë 7 ‘ëngjëjt’ mbrojtës të Berishës në PD, deputetët që dolën kundër përjashtimit të ish-kryeminis

10 Shtator 2021, 07:10 Nga DOSJA
LISTA-Kush janë 7 ‘ëngjëjt’ mbrojtës të

TIRANË– Edhe pse shumë nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk kanë preferuar të shprehen për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha, lëvizja personale e Lulzim Bashës ka shërbyer për të kuptuar kush është “krahu Berisha” e kush është “krahu Basha” brenda PD. 

Teksa disa nga më të rinjtë janë rreshtuar hapur pro çdo vendimi të kryetarit, situata është shfaqur e tensionuar mbrëmjen e djeshme me 7 deputetët që kundërshtuan hapur vendimin. Ata nuk ngurruan as t’ja thonë në sy Lulzim Bashës se vendimi i tij do të ketë kosto elektorale për PD.  Por cilat ishin qëndrimet e tyre dhe kush janë 7 deputetët që dolën hapur pro Berishës?

Flamur Noka: Folëm në zyrë, por do ta shpreh edhe këtu. Mohimi i Sali Berishës, është mohim i PD. Me këtë vendim, po i jepni PD-së goditje të rëndë. Po i jepni Ramës atë që ai ëndërronte. Vendimi duhet të shkojë për referendum në anëtarësi. Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë. Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë.

Bujar Leskaj me ironi: Nuk kam marrë leje lart. Nuk kam marrë leje, nuk flas dot.

Albana Vokshi: Është vendim tronditës. Jam kundër vendimit, por mund ta kem subjektiv, për shkak të marrëdhënies që kam prej vitesh me Sali Berishën. Unë nuk jam e bindur si ju zoti kryetar që vendimi është në interes të PD. Nga qindra mesazhet që kam marrë, më rezulton së është vendim i gabuar, pasi shumica e demokratëve janë kundër. Ju thatë që mbani barrën, por barrën duhet ta mbajmë të gjithë dhe vendimi të votohet në forume. Nëse ju dobësoheni, dobësohet partia, ndërsa ne si ekip punojmë për t’ju rritur ju. Ne duhet të shprehemi me vote sepse jemi parti e mendimit të lirë

Oerd Bylykbashi: Vendimi do të sjellë përçarje, jo vetëm horizontale, por dhe vertikale, nga lart-poshtë. Ne kemi marrë 622 mijë vota, por a na çon ky vendim tek 750 mijë vota nesër, sepse do të ketë pasoja.

Tritan Shehu-drejtuar Lulzim Bashës: Vrave PD-në. PD ka hyrë në një spirale shumë të rrezikshme.  Një vendim i tille nuk mund të merrej nga vetëm një njeri, qoftë dhe kryetari. Duhej ta gjykonim sëbashku. Kam qenë kryetar i partisë, por të tilla vendime nuk duhet të merren nga 1 njeri, sepse vihet në dyshim ekzitenca e partisë. Këtë vendim nuk e merr dot ti, sepse PD ka forume. 

Kreshnik Çollaku: Pse ta hedhim në votë? Asnjë nuk do ta votonte, kështu që le ta marrë peshën kryetari. Ështe një vendim vetëkryqëzues.

Luçiano Boçi (pa qëndrim të dalë në media, por i njohur kundër). 

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi bujar leskaj flamur noka kreshnik çollaku luciano boci lulzim basha oerd bylykbashi sali berisha sali berisha jashte grupit te pd tritan shehu albana vokshi bujar leskaj flamur noka kreshnik çollaku luciano boci lulzim basha oerd bylykbashi sali berisha sali berisha jashte grupit te pd tritan shehu

Sondazh

Poll