Aktualitet

4 mijë e 500 euro për kg! Artan Hoxha tregon çmimin e ‘Gorrillës’: Ka shumë fuqi, narkotrafikantët shfrytëzojnë peri

8 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
4 mijë e 500 euro për kg! Artan Hoxha tregon çmimin e

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se një kilogram kanabis i llojit të ri të quajtur “Gorrilla”, kushton të paktën 4 mijë e 500 euro, tre deri në katër herë më shumë se kanabisi i thjeshtë. I ftuar në “Abcnews”, Hoxha tha se fara është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.

Lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gram për bimë. Hoxha shton se kjo bimë ka të veçantë, fuqinë e saj dhe për këtë arsye ka marrë edhe emrin Gorilla, pasi në krahasim me bimët e tjera që e kanë THC (përbërja narkotike) 14-16%, Gorilla e ka 25%. Sipas gazetarit periudha që shfrytëzohet nga narkotrafikantët është nga zgjedhjet deri në formimin e qeverisë së re (25 prill-10 shtator).

“Spanja kanabisin e merr nga Maroku. Shqiptarët e prodhojnë në Spanjë për ta treguar në Gjermani. Spanja i ka ligjet e dënimet më të ulëta. Në prag zgjedhjesh ka rritje të mbjelljes së kanabisit. Zgjedhjet ishin në prill. Dhe nga momenti i zgjedhjeve nga 25 prilli dhe deri më datë 10, ngeli një periudhë e madhe kohe dhe trafikantët u përpoqën që ta shfrytëzonin maksimalisht këtë fazë. Nga 25 prilli dhe deri kur të formohet qeveria e re institucionet nuk janë në maksimumin e tyre dhe ata u nxituan sepse kur të betohet në Parlament qeveria edhe ata janë në rregull.

THC-në kjo e ka 25 % gati dyfishi. Është një esencë shumë e fuqishme. Parametrat përveç fuqisë që ka, është e qëndrueshme dhe nuk ka kolpo. Gorilla do vetëm 60 ditë 8-9 javë të bëhet gati. Nga një degë kryesore e kanë nxjerrë me 5 kate. Spanja ka prodhuar farën. Dhe prodhimi i sigurt vjen fara nga jashtë se është e kontrolluar. Kultivimi i kësaj bime është në 60 ditë. Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima e thjeshtë dhe sjell 100-200 gram prodhim për bimë. Është për treg Europian,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll