Aktualitet

Pozon sërish mes kanabisit, Artan Hoxha u rikthehet parcelave në ‘Xhunglën shqiptare’: Farë e re, e modifikuar në Spanj

8 Shtator 2021, 09:06 Nga DOSJA
Pozon sërish mes kanabisit, Artan Hoxha u rikthehet parcelave në

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka mbyllur pushimet dhe u është rikthyer postimeve në lidhje me trafikun e kanabisit në Shqipëri.

Këtë herë, Hoxha ka pozuar nga një parcelë, për të cilën shprehet se është mbjellë me një farë të modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe piqet brenda 60 ditëve. Me humor, gazetari shton se ndodhet në xhunglën shqiptare me hibridin më të ri të kanabisit, “Gorrilla”.

“Ne XHUNGEL, Sigurisht nuk jemi ne Afrike. As ne xhunglen e Amerikes Latine. Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”. Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi, qe piqet brenda 60 ditesh…Per me teper nga ora 12:00 ne ABC NEËS, me Juli Xhokaxhi….,”- shkruan Hoxha krah fotove.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll