Aktualitet

Regjistrimi në universitet/ Plotësimi i formularit A1/A1Z, Kushi: Datat e nisjes së aplikimeve, shfrytëzoni mundësinë

8 Shtator 2021, 07:02 Nga DOSJA
Regjistrimi në universitet/ Plotësimi i formularit A1/A1Z, Kushi:

TIRANË– Të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetëore 2021 kanë një mundësi tjetër. Deri me 13 shtator 2021 do të jetë i hapur Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët. Lajmin për hapjen e portalit e ka dhënë Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021,” – shkruan Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aplikimet per universitet aplikimet per universitet

Sondazh

Poll