Aktualitet

Dita e 2-të e protestës së prindërve dhe nxënësve në Grizë! Ndalojnë autobusin, thirrja e tyre: Nuk është e dëmtuar

8 Shtator 2021, 07:37 Nga DOSJA
Dita e 2-të e protestës së prindërve dhe nxënësve

PATOS– Protesta e prindërve dhe nxënësve në Grizë është përshkallëzuar. Ditën e sotme ata kanë ndaluar furgonin i cili erdhi që në orët e para të mëngjesit që të merrte fëmijët dhe ti dërgonte në shkollën që është caktuar nga Bashkia. Prindërit shprehen se shkolla nuk ka nevojë që të mbyllet pasi nuk është e dëmtuar në atë gradë sa të mos bëjnë mësim fëmijët.


Pse duhet ta mbyllin shkollën këtu, për një plasaritje duan që ti hedhin fëmijët tanë rrugëve. Pse duhet të shkojnë fëmijët në Patos? Janë 50 nxënës që po hidhen në rrugë. Unë nuk kam mundësi që ti ndjek fëmijët në Patos, shkolla nuk ka asnjë dëm. Ditën e fundit të shkollës këta do kujtohen që duhet rikosntruktuar godina, ne fëmijët i kemi shumë mirë këtu”, thotë një prind.

Nuk besojmë se furgoni njëherë vjen njëherë nuk vjen, ne nuk kemi që t’iu japim lekë ditë për ditë. Ne nuk do ti heqim fëmijët nga shkolla, nuk është fare e rrezikshme”, u shpreh një banor tjetër.

Janë 40 nxënës dhe rreth 20 fëmijë që frekuentojnë këtë godinë e cila prej 1 jave është njoftuar se do të mbyllet, ndërsa banorët hedhin akuza se kjo godinë do t’i jepet privatit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne grize proteste ne grize

Sondazh

Poll