Aktualitet

Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, policia publikon njoftimin: Autori është arratisur

8 Shtator 2021, 08:17 Nga DOSJA
Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, policia publikon

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në Shkodër.

Në njoftim bëhet me dije se dy vëllezërit Ilir dhe Lad Gruda janë në spital, ndërsa autori Xhevahir Fikaj është arratisur.

Njoftimi i policisë: Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir gruda lad gruda plagosen dy vellezer ne shkoder ilir gruda lad gruda plagosen dy vellezer ne shkoder

Sondazh

Poll