Aktualitet

Prindërit dolën në protestë në Grizë, Kryetarja e Bashkisë: Nuk kemi asnjë interes për të mbyllur shkollën

8 Shtator 2021, 08:50 Nga DOSJA
Prindërit dolën në protestë në Grizë, Kryetarja e

PATOS– Kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balili ka dhënë deklaratë për media në lidhje me protestat që kanë nisur në shkollën në Grizë. Ajo thotë se shkolla është e dëmtuar dhe janë vënë re se ajo ka pasur çarje të thella të cilat duhen riparuar. Ndërkohë Balili shtoi se Bashkia nuk ka asnjë interes që të mbyllë shkollën.

Rajmonda Balili: Shkolla e Grizës, është prej 4 vitesh në këtë formë. Ne cdo vit bëjmë rimbajtjen e kësaj godine. Kemi ngritur urdhërin për të bërë vlerësimin se sa e dëmtuar është godina. Është vërtetuar se ka pasur carje të thella, që nuk na lejon të kalojmë në një rimbajtje të zakonshme, por dhe në shembje mund të shkojë. Kjo ka ndodhur për shkak të thatësirës. Për këtë janë njoftuar institucionet arsimore. Bashkia ka vënë në dispozicion autobusin për të bërë transportin e fëmijëve në shkollën më të afërt. Bashkia nuk ka asnjë interes që të mbyllë shkollën.

Prindërit e nxënësve që studiojnë në Grizë të Patosit kanë dalë kundër vendimit të Bashkisë, që fëmijët të zhvendosen në një shkollë tjetër pasi ajo ku ndodhen ka nevojë për punime. Prindërit kanë dalë në protestë prej dy ditësh madje kanë bllokuar dhe autobusin që erdhi sot për të marrë fëmijët dhe për ti dërguar në shkollën në Grizë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne grize rajomonda balili proteste ne grize rajomonda balili

Sondazh

Poll