Aktualitet

FOTOT/ Me ‘botoks’ dhe linja të mbushura, kjo “Nënë Terezë” mund të gjendet vetëm në Kamëz, statuja e shenjtores

8 Shtator 2021, 07:35 Nga DOSJA
FOTOT/ Me ‘botoks’ dhe linja të mbushura, kjo

TIRANË– Pesë vjetori i shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut e njohur si Nënë Tereza shënoi dhe ngritjen e një tjetër shtatoreje për gruan e madhe dhe humaniste shqiptare. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, ministrja Elisa Spiropali dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi zbuluan shtatoren e re të Nënë Terezës të vendosur në bulevardin kryesor të Kamzës. Ky i fundit ndërroi dhe emër e nuk do të jetë më bulevardi “Blu”, por bulevardi “Nënë Tereza”.

Gjithçka duket në rregull deri në momentin kur para qytetarëve të Kamzës zbulohet fytyra e re e shtatores që vështirë të thuash se është “Nënë Tereza”. Me duar të mëdha, trup shumë të mbushur dhe fytyrë të rrumbullakosur, kjo skulpturë e punuar nuk i përngjan aspak imazhit të “Nënë Terezës” shqiptare, gruas me trup të vogël e të imët, por me zemër të madhe.

Skulptori Ardian Pepa është ai që e ka punuar këtë shtatore, por mjafton ta krahasojmë me punimet e tjera që janë bërë për të njëjtën figurë dhe me fotografitë e “Nënë Terezës” për të kuptuar se kjo skulpturë u bashkohet punimeve të skulptorit tjetër Sinan Aliaj, i cili mbushi sheshin “Çarçia” në Prizren me shtatoret e Skënderbeut dhe të Adem Jashari, që shkaktuan mjaft debat. Plot 70 mijë euro shpenzime për këto punime që u kërkuan të hiqeshin nga historianë të ndryshëm.

Më poshtë ju sjellim disa nga shtatoret e Nënë Terezës të vendosura në botë dhe jo vetëm, bëjeni ju krahasimin. 

Nëse në kujtesën tuaj është rrënjosur imazhi i shenjtores që zbret nga avioni dhe vjen në Shqipëri, ndërsa faqet i ka të rrudhosura nga plakja dhe trupi i është kërrusur, skulptura e vendosur në Kamëz tenton të na mësojë të kundërtën. Një imazh i rinovuar, pa asnjë rrudha dhe me linja të kolme, do t’ju shfaqet përditë fëmijëve të zonës dhe kalimtarëve atje për të provuar edhe njëherë se kur vjen puna për të ruajtur historinë, ne shqiptarët jemi më të mirë për të debatuar sesa për të arritur më të mirën në funksion të së përbashkëtës.

(F.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nene tereza shtatorja nene tereza ne kamez nene tereza shtatorja nene tereza ne kamez

Sondazh

Poll