Aktualitet

Shqipëria e mbushur me KLANDESTINË! Ndalohet furgoni me 11 emigrantë, arrestohet 47-vjeçari në Fier, mjeti dhe qytetarët e

8 Shtator 2021, 07:15 Nga DOSJA
Shqipëria e mbushur me KLANDESTINË! Ndalohet furgoni me 11

FIER– Një 47-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm. Eduart Idrizi u ndalua në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Poçem”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Furgoni i bardhë dhe emigrantët u sollën të gjithë në komisariatin e policisë, ndërsa shoferi do duhet të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Poçemi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë një shtetas.Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Poçemi”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 47 vjeç, banues në Berat.Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Poçem”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ditën e djeshme qarkulloi video e emigrantëve në Pogradec të cilët i shpëtuan policisë. Pamjet ç’njerëzore bënë xhiron e rrjetit. Në fund të ditës së djeshme, policia ndaloi shoferin e mjetit si dhe kapi vetëm 21 emigrantë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eduart idrizi eduart idrizi

Sondazh

Poll