Aktualitet

Luan Baçi bën publik DENONCIMIN e prindërve në Grizë: Kryetarja e Bashkisë do e kthejë shkollën në lokal, ia jep me qir

8 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i zgjedhur në Fier nga radhët e Partisë Demokratike, Luan Baçi ka ndarë denoncimin që i ka mbërritur nga prindërit e shkollës në Grizë. Ai ka bërë publike një denoncim që thuhet se shkolla do kthehet në lokal, e se ky vendim është bërë nga Bashkia e Patosit. Sipas Baçit, Kryetarja e Bashkisë do ia japë një personi shumë të afërt shkollën në mënyrë që ta kthejë në lokal.

POSTIMI i Baçit

Abuzimi, vjedhjet dhe shperdorimet e detyres me vendime absurde te keshillave bashkiak nje partiak dhe kryetareve te emeruar te bashkive, vazhdojne te trazojne jeten e qytetareve!Vendim absurd dhe abuziv i kryetares se bashkise Patos!Banoret e fshatit Grize ne Patos, prinder dhe nxenes, protestojne dhe akuzojne kryetaren e bashkise, se 46 nxenes te arsimit fillor dhe 22 femije para shkollore, sot kane vendosur ti transportojne me furgon drejte Patosit dhe shkollen ta kthejne ne lokal, duke e dhene me qira shume vjeçare njerezve te afert te saj!Hapsira rrethe godines se shkolles eshte mbi 1 HA e bollshme per aktivitetet te tjera te parashikuara nga kryetaria e bashkise!

Prindërit e nxënësve që studiojnë në Grizë të Patosit kanë dalë kundër vendimit të Bashkisë, që fëmijët të zhvendosen në një shkollë tjetër pasi ajo ku ndodhen ka nevojë për punime. Prindërit kanë dalë në protestë prej dy ditësh madje kanë bllokuar dhe autobusin që erdhi sot për të marrë fëmijët dhe për ti dërguar në shkollën në Grizë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luan baci proteste ne grize luan baci proteste ne grize

Sondazh

Poll