Sport

Amerika e Jugut krijon kaos, shtuhen dy ndeshje të javës së katërt të La Ligas

7 Shtator 2021, 16:29 Nga DOSJA
Amerika e Jugut krijon kaos, shtuhen dy ndeshje të javës së

SPANJE – Dy ndeshje nga java e katërt i La Ligas, Sevilla-Barcelona dhe Villarreal-Alaves, nuk do të luhen fundjavën e ardhshme. Këshilli Superior i Sportit ka pranuar kërkesën e ligës së lartë spanjolle, pas vendimit të Komisionit të Garës në RFEF, për shtyrjen e dy ndeshjeve.

Kërkesa e presidenti Javier Tebas, e cila erdhi për shkak të lojtarëve të shumtë të katër klubeve spanjolle, të angazhuar me ekipet e tyre përkatëse kombëtare për ndeshjet kualifikuese për kupën e botës “Katar 2022” në zonën e Amerikës së Jugut, fillimisht u refuzua.

Në ndeshjen midis Sevilla-Barcelona, e planifikuar për të shtunën më 11 shtator, në orën 21:00, andaluzianët do të duhej të hiqnin dorë nga Acuña, Montiel dhe Papu Gomez, ndërsa trajneri i skuadrës ‘blaugrana’, Koeman nuk do të kishte Ronald Araujo në dispozicion.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, e kundërshtoi vendimin e Komitetit të Garës, por sot Këshilli i Lartë i Sportit, e vlerësoi të drejtë atë dhe ndeshjet Sevilla-Barcelona dhe Villarreal-Alaves, nuk do të luhen në këtë fundjavë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport këshilli superior i sportit komisionit të garës të rfef nuk do të luhen fundjavën e ardhshme presidenti javier tebas sevilla barcelona villarreal-alaves këshilli superior i sportit komisionit të garës të rfef nuk do të luhen fundjavën e ardhshme presidenti javier tebas sevilla barcelona villarreal-alaves

Sondazh

Poll