Sport

Edi Reja: “San Marino nuk duhet marrë lehtë, të mos bëjmë gabimet e së shkuarës”

7 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
Edi Reja: “San Marino nuk duhet marrë lehtë, të mos

TIRANE – Detyra kryesore e trajneri Edi Reja, pas fitores me Hungarinë dhe përpara ndeshjes me San Marinon, me sa duket është të frenojë euforinë dhe të përpiqet të marrë tre pikë të tjera, duke mos përsëritur atë që siç thotë vetë trajneri italian, “pas një fitoreje e marrim lehtë ndeshjen tjetër.”

“Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje, ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ai është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira, sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë,” – thotë Reja.

Ndërkohë, që përpara kësaj ndeshjeje me San Marinon, duke qenë se një pjesë e mirë e lojtarëve kanë luajtur dy ndeshje të një niveli të lartë fizik, pritet të ketë rotacion.

“Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë, pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve, sepse kanë marrë dhe disa goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj, Bare, Manaj do të kthehen,” – përfundon trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll