Sport

Donovan për përjashtimin e McKennie: “Egoist, humbi besimin e shokëve”

7 Shtator 2021, 09:42 Nga DOSJA
Donovan për përjashtimin e McKennie: “Egoist, humbi besimin e

SHBA – Legjenda e futbollit amerikan, Landon Donovan, nuk e ka përjetuar mirë historinë e përjashtimit të McKennie nga ekipi kombëtar për shkeljen e rregullave të protokollit COVID-19. “Unë jam shumë i zhgënjyer me Weston, tepër i zhgënjyer,”- ka thënë ai.

Dje, mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, shpjegoi situatën në Instagram, përse nuk ishte në fushë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kanadasë, duke u shprehur: “Fatkeqësisht unë u përjashtova nga sfida. Kërkoj falje për sjelljen time, shpresoj të kthehem së shpejti në grup”.

Mirëpo trajneri amerikan, Gregg Berhalter, shpjegoi se “së shpejti”, të cilës i referohet vetë McKennie, nuk do të ketë të bëjë me ndeshjen e SHBA kundër Hondurasit: “Weston do të kthehet në Itali dhe nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares edhe për ndeshjen kundër Hondurasit për shkak të shkeljes së rregullave të ekipit.”

Ndaj dhe Landon Donovan, i cili ka qenë shumë i zhgënjyer me sjelljen e mesfushorit, ndërhyri në këtë temë, duke nënvizuar rëndësinë e thirrjes në ekipin kombëtar. “Kjo ishte java e jetës tuaj, me tre ndeshje shumë të rëndësishme, jo vetëm për veten tuaj, por për shokët tuaj të skuadrës dhe për vendin tuaj, thelbësore për të shkuar në Kupën e Botës. Niveli i tij i egoizmit është përtej kuptimit tim”.

Donovan shpjegoi për podcastin “Futbolli me Grant Wahl”, se disa gabime mund të bëhen, por jo ky. “Kam bërë shumë gabime budallaqe në jetën time, nuk kam pse të them se ai duhet të bëjë gjithçka siç duhet. Ai është ende i ri, por mjaft i moshuar për të kuptuar se disa gjëra nuk duhen bërë”.

McKennie, sipas Donovan, tani do të duhet të punojë shumë për të rimarrë besimin e grupit. “Unë jam tepër i zhgënjyer me Weston. A do të kishin fituar Shtetet e Bashkuara me të në fushë? Nuk e di, por shanset për të mposhtur Hondurasin do të ishin rritur. Tani ai duhet të punojë shumë, sepse ka humbur besimin e shokëve të skuadrës. Djemtë duan të shkojnë në Kupën e Botës”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gregg berhalter instagram trajneri amerikan weston mckennie gregg berhalter instagram trajneri amerikan weston mckennie

Sondazh

Poll