Sport

Pilotë britanikë te Mercedesi: “princi” Russell bashkohet me “mbretin” Hamilton

7 Shtator 2021, 10:10 Nga DOSJA

ANGLI – Pas tri vitesh ‘mësimi’ te Williams, George Russell, bën një hap të merituar në cilësi, pase sezonin e ardhshëm do të garojë për Mercedes, së bashku me Lewis Hamilton. Piloti 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare dhe do të zëvendësojë Valtteri Bottas, i cili sapo është shpallur si piloti i ri i Alfa Romeo. Kampioni europian i Formula 3 më 2017 dhe kampioni i Formula 2 më 2018, Russell u bashkua me ekipin e prodhuesit gjerman katër vjet më parë dhe tashmë ka drejtuar Mercedes F1, duke zëvendësuar edhe vetë Hamilton, në fund të sezonit të kaluar në GP të Sakhir.

“Eshtë një ditë e veçantë për mua, nga pikëpamja personale dhe profesionale, por edhe një ditë emocionesh të përziera. Jam i emocionuar për transferimin te Mercedes, është një hap i madh përpara në karrierën time, por gjithashtu do të thotë t’i them lamtumirë shokëve dhe miqve të mi te Williams. Ishte një nder të punoja me të gjithë anëtarët e ekipit dhe të mbroja emrin e Williams në Formula 1,”- tha ai pas zyrtarizimit të lajmit.

Piloti i ri i Mercedesit, shton: “Mezi pres sezonin e ardhshëm, do të gënjeja nëse do të thosha se nuk dridhem. Eshtë një mundësi e madhe profesionale dhe po e marr me të dyja duart. Nuk kam asnjë iluzion për shkallën e sfidës edhe pse: kurba e të mësuarit do të jetë e pjerrët. Synimi im do të jetë të justifikoj besimin që Toto Wolff, ekipi dhe maja e Mercedes-it kishte tek unë. Dua të kontribuoj në vazhdimin e sukseseve të fundit, për t’i bërë shokët e mi të aventurës krenarë për mua,”- ka deklaruar ndër të tjera Russell.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport george russell gp të sakhir lewis hamilton piloti 23-vjeçar toto wolff valtteri bottas george russell gp të sakhir lewis hamilton piloti 23-vjeçar toto wolff valtteri bottas

Sondazh

Poll