Sport

Nis ‘operacioni’ për rinovimin me Brozovic, babai-agjent në Milano…

7 Shtator 2021, 10:52 Nga DOSJA
Nis ‘operacioni’ për rinovimin me Brozovic, babai-agjent

ITALI – Pas Lautaro Martinez, tani me Marcelo Brozovic. Fushata përforcuese e Interit sigurisht që nuk përfundon me mbylljen e tregut. Marrëveshja e arritur me argjentinasin për zgjatjen e kontratës që skadonte më 2023, ishte vetëm hapi i parë. Hapi tjetër përfshin rinovimin me kroatin, me të cilin drejtuesit zikaltër do të fillojë të diskutojë së shpejti, ndoshta edhe sot.

Konfirmimi për këtë mësohet nga ardhja në Milano e Ivan Brozovic, babait dhe gjithashtu agjent i mesfushorit kroat, i cili synon të rrisë ndjeshëm pagën e garantuar aktualisht nga kontrata, që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sot Brozo fiton 3.5 milionë neto në sezon dhe vullneti është që të shkojë deri në një shifër afër 5 deri në 6 milionë. Nga ana e tyre, drejtuesit zikaltër synojnë të plotësojnë kërkesat e lojtarit, por pa bërë çmenduri. Ardhja në Milano e babait të Brozos nuk i ka kapur drejtuesit e Interit të papërgatitur. Fillimi i negociatave për rinovimin e kontratës së kroatit është rezultat i një axhende të rënë dakord nga palët.

Parametri mbi të cilin mund të arsyetohet mund të jetë kontrata e nënshkruar nga Calhanoglu, i cili do të fitojë 4.5 milionë vitin e parë dhe më pas do të rritet në 5 sezonin pasardhës. Rinovimi i ardhshëm i Lautaros me rreth 6 milionë, është një pikë tjetër e rëndësishme referimi.

Shpresa e drejtuesve zikaltër është të arrijë një marrëveshje me Brozo rreth të njëjtave shifra, duke gjetur kështu një pikë takimi midis kërkesës dhe ofertës. Palët nuk janë shumë larg, përkundrazi. Por tani është koha për ta parë njëri -tjetrin në sy dhe për të folur me shifra konkrete. Kjo, sepse nga janari, kroati do të ishte i lirë të fliste edhe me klubet e tjera, një skenar që Interi dëshiron ta shmangë në çdo rrethanë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtuesit zikaltër lautaro martinez marcelo brozovic në milano e ivan brozovic drejtuesit zikaltër lautaro martinez marcelo brozovic në milano e ivan brozovic

Sondazh

Poll