Sport

Spanja e ekzagjeron sërish, iberikët “ngacmojnë” Kosovën në rrjetet sociale, nuk i përmendin…

7 Shtator 2021, 13:51 Nga DOSJA
Spanja e ekzagjeron sërish, iberikët “ngacmojnë”

KOSOVA-Pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, këtë herë Kosova do të përballet ditën e mërkurë me Spanjën në Prishtinë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Në një grup me Suedinë e Spanjën dhe me këta të fundit që kanë komplikuar rrugëtimin, shanset e Kosovës për të pretenduar kualifikimin janë minimale, megjithatë “Dardanët” janë gati të dhurojnë një tjetër provë force e karakteri, për të blinduar pozitat në vendin e tretë të renditjes.

Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonave, ndërkohë që mesfushori i Dritës Muharrem Jashari është grumbulluar në këtë sfidë. Përfaqësuesja e Spanjës ka zbarkuar në Kosovë, ndërsa në rrjetet sociale të përfaqësueses iberike shihet se nuk përmendet emri i shtetit dardan, duke vazhduar injorimin e tyre. “Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, shkruhej në postimin e faqes së përfaqësueses spanjolle.

 

?? ¡¡Segundo partido a domicilio en esta primera ventana!!

✈️ Ya volando hacia Pristina para volver con los 3️⃣ puntos.

¿Estamos todos?

? NOS VAMOS.#VamosEspaña pic.twitter.com/6HWNFcyYqE

— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) September 7, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova spanja kosova spanja

Sondazh

Poll