Sport

Shqipëri-San Marino/ “Elbasan Arena” mbushet edhe ndaj një kundërshtari modest, ja sa bileta janë shitur

7 Shtator 2021, 12:47 Nga DOSJA
Shqipëri-San Marino/ “Elbasan Arena” mbushet edhe ndaj një

ELBASAN-Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e raundit të gjashtë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 kundër San Marinos. Biletat për ndeshjen që luhet në “Elbasan Arena” kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa sipas informacioneve të fundit, deri më tani janë shitur rreth 1.500 bileta.

Në dispozicion për këtë sfidë kanë mbetur biletat e fundit pasi për shkak të kufizimeve të pandemisë autoritetet nuk lejojnë më shumë se 30% te kapacitetit të stadiumit. Takimi mes Shqipërisë dhe San Marinos do të luhet më datë 8 shtator, ora 20:45.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport san marino shqiperia san marino shqiperia

Sondazh

Poll