Sport

Stefano Pioli buzëqesh: Kessié dhe Ibrahimovic gati për Lazion…

7 Shtator 2021, 09:05 Nga DOSJA
Stefano Pioli buzëqesh: Kessié dhe Ibrahimovic gati për

ITALI – Mesfushori nga Bregu i Fildishtë dhe sulmuesi suedez i kanë përfunduar historitë me dëmtimet dhe do të jenë në fushë në ndeshjen midis Milanit dhe Lazios.

Kthimi i Serie A, pas ndeshjeve të kombëtareve nuk është kurrë shumë i thjeshtë, veçanërisht në fillim të sezonit, kur klubet janë ende në fazën e kualidimit pas verës. Milani i Stefano Piolit, megjithatë, filloi shumë mirë, duke fituar si kundër Sampdoria ashtu edhe kundër Cagliari.

Menjëherë pas ndeshjes në “San Siro”, trajneri i kuqezinjve iu referua lojtarëve të shumtë që mungonin, duke shpresuar të plotësonte grupin së shpejti, pavarësisht nga siguritë e dhëna. “Titullarët? E kam të vështirë të bëj zgjedhje dhe akoma nuk mund të bëjmë zgjedhje, sepse na mungojnë lojtarë si Ibra dhe Kessié.”

Megjithatë, tani Pioli mund të buzëqeshë: kundër Lazios, pothuajse me siguri, do të kthehet mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i cili e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe, rrjedhimisht, do të jetë në ndeshjen e së dielës (dhe për më tepër, ndaj Liverpool për debutimin në Champions League). I njëjti fat është edhe për sulmuesin suedez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bregu i fildishtë ibra dhe kessié milani i stefano piolit sulmuesi suedez bregu i fildishtë ibra dhe kessié milani i stefano piolit sulmuesi suedez

Sondazh

Poll