Sport

Rikthehen në mbrëmjen e sotme eliminatoret e Botërorit të Katarit

7 Shtator 2021, 08:09 Nga DOSJA

HOLANDE – Mbrëmjen e sotme rikthehen ndeshket kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Ndeshja më interesante e ditës të paktën në letër është përballja mes Holandës dhe Turqisë. Tulipanët presin në “Johan Cruijff Arena” skuadrën turke në orën 20:45 tashmë nën këtë aventurë të re që kanë nisur me trajnerin Van Gaal. Turqia  në Grupin G me 11 pikë, teksa holandezët mbajnë vendin e dytë me 10 pikë.

Franca si kampion i botës në fuqi pret Finlandën në “Groupama Stadium”. Përfaqësuesja e gjelave vjen pas dy barazimeve me Bosnjën dhe Ukrainën, por pavarësisht këtyre dy rezultateve të fundit kryesojnë në Grupin D me 9 pikë, kurse Finlanda është e dyta me 5 pikë.

Takimi i vetëm i ditës që luhet nga ora 18:00 është ai mes Azerbaijxhanit dhe Portugalisë. Luzitanët janë pa Ronaldon në këtë ndeshje, pasi me kartonin e verdhë ndaj Irlandës është pezulluar për këtë përballje dhe është kthyer menjëherë tek klubi i tij i ri Manchester United. Vendasit janë të fundit në grup me 1 pikë, ndërsa skuadra mike është në vendin e dytë me 10 pikë.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll