Sport

“Super League? Diçka fatkeqe dhe sharlatane”, Ceferin nuk e harron “tradhëtinë” e Allegrit dhe ironiz

6 Shtator 2021, 16:08 Nga DOSJA
“Super League? Diçka fatkeqe dhe sharlatane”, Ceferin nuk e

EUROPË-Me rastin e asamblesë së përgjithshme të ECA (Shoqata Europiane e Klubeve), të mbajtur në Gjenevë, presidenti i UEFA -s Aleksander Ceferin foli përsëri për Super League-n: “Shumë prej nesh po pyesin se kur do të kthehemi në normalitet, sepse 2020 dhe 2021 ishin gjithçka, por jo normale. Në atë vit ishte pandemia, e cila dobësoi botën e futbollit, por ne gjithashtu duhet të qëndrojmë të bashkuar për t’u shëruar nga ajo Super League fatkeqe dhe sharlatane, e cila shpresojmë se është një episod që nuk do të kthehemi ta jetojmë më.”

Slloveni gjithashtu i rezervon një goditje Agnellit, pa e përmendur kurrë atë: “Kur kalon një stuhi të duhet një kapiten i mirë dhe ECA ka një kapiten të tillë, presidentin (Al Khelaifi në rastin specifik ) i cili mori drejtimin kur kapiteni i vjetër iku nga anija.

Ceferin: “Jo Kupës së Botës çdo dy vjet”

Së fundi, një referencë për mundësinë që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet në katër siç luhet zakonisht.”Më shumë nuk është gjithmonë sinonim me më të mirën. Kupa e Botës ka vlerën që ka sepse është çdo katër vjet, të luash çdo dy do ta zhvlerësonte figurën e Kupës së Botës”. Përfundoi Ceferin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agnelli ceferin uefa agnelli ceferin uefa

Sondazh

Poll