Sport

Brazil-Argjentinë, FIFA fillon hetimin: “Po analizojmë raportin e zyrtarëve të ndeshjes”

6 Shtator 2021, 12:12 Nga DOSJA
Brazil-Argjentinë, FIFA fillon hetimin: “Po analizojmë raportin

ZVICËR – Sapo ka mbërritur në FIFA raporti i zyrtarëve të ndeshjes së pezulluar, Brazil-Argjentinë. Për këtë çështje “Qeveria Botërore e Futbollit” shkruan:

Komunikata e plotë e FIFA-s

FIFA shpreh keqardhjen e saj për skenën e vënë re në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit  “Katar 2022″.

Kjo ndërprerje privoi miliona shikues e futbolldashës në të gjithë Botën për të ndjekur këtë përballje të dy prej përfaqësuesve më të rëndësishme.

Zyrtarët e ndeshjes sapo kanë dorëzuar raportin e parë rreth ngjarjes. Informacioni do të analizohet nga një grup specialistësh të çështjeve disiplinore dhe më pas do të merret vendimi.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll