Sport

Berat Gjimshiti, në 11-shin më të mirë, të ndeshjeve eliminatore për “Katar 2022”

6 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA

TIRANE – Tri minuta para përfundimit të ndeshjes së djeshme, Shqipëria arriti të mposhtë Hungarinë në “Elbasan Arena”, për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Sulmuesi i ri Armando Broja, shënoi me një goditje të befasishme, duke i dhuruar Shqipërisë një fitore plotësisht të merituar, paçka se vetëm me rezultatin 1-0.

Por kuqezinjtë e Kombëtares së Shqipërisë, kanë arritur edhe një fitore tjetër. Mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje thuajse të shkëlqyer në këtë takim, është vlerësuar nga faqja e njohur “SofaScore”, duke e bërë edhe pjesë e “skuadrës më të mire” për ndeshjet e dyta të muajit shtator. Ai është vlerësuar me notën 7.9, sipas specialistëve të kësaj faqeje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armando broja berat gjimshiti elbasan arena hungarinë armando broja berat gjimshiti elbasan arena hungarinë

Sondazh

Poll