Sport

“Katar 2022” – CONCACAF: Meksika në “arrati”, SHBA nuk fiton…

6 Shtator 2021, 15:39 Nga DOSJA
“Katar 2022” – CONCACAF: Meksika në “arrati”,

MEKSIKE – Ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katar 2022” për zonën e CONCACAF-it arritën në aktin e tretë dhe të fundit. Katërmbëdhjetë ndeshjet e turneut kanë nisur më 2 shtator dhe do të përfundojnë më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Tetë ekipe të mbetura, tre shkojnë drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa e katërta do të luajë në një “final four” më qershor 2022, me tre skuadra të tjera të ‘peshkuar’ nga Azia, Oqeania dhe Amerika e Jugut.

Ndërkohë Meksika tashmë është në arrati, pas një suksesi të rëndësishëm në San Jose, paçka se 1-0. Në barazim u mbyll ndeshja e SHBA-së, e cila fiksoi rezultatin 1-1 ndaj Kanadasë në shtëpi. Ndërkohë, Panamaja fitoi pastër 3-0 ndaj Xhamajkës në transfertë.

Jamaica-Panama 0-3 (Andrade 14 ‘, Blackburn 39′, Waterman 81’)

El Salvador-Honduras 0-0

Costa Rica-Mexico 0-1 (Pineda 45 ‘+1 (p)

SHBA-Kanada 1-1 (Aaronson 55 ‘ / Larin 62’)

Ndërkohë, më 8 shtator do të luhen ndeshjet e treta të shtatorit, sipas këtij kalendari: Kanada-El Salvador, Costa Rica-Jamaica, Panama-Meksiko, Honduras-SHBA.

Renditja pas dy ndeshjeve: Meksika 6 pikë, Panamaja 4, Kanadaja 2, Hondurasi 2, SHBA 2, El Salvador 2, Kosta Rika 1, Xhamajka zero pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport amerika e jugut azia final four meksika oqeania për zonën e concacaf amerika e jugut azia final four meksika oqeania për zonën e concacaf

Sondazh

Poll