Sport

Tetë sulmues te Manchester United/ Solskjaer në “hall”, nuk ka gjetur ende pozicionin e Cristiano Ronaldos

6 Shtator 2021, 15:28 Nga DOSJA
Tetë sulmues te Manchester United/ Solskjaer në “hall”,

ANGLI-Cristiano Ronaldo mund të mos pajtohet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer sa i përket vendosjes se ku do të luajë portugezi. Ditën e shtunë, mendohet se futbollisti do të debutojë në ndeshjen ndaj Newcastle, por nuk dihet nëse do të luajë si sulmues krahu apo në qendër siç e kemi parë vitet e fundit.

Në fillimet e karrierës te Sporting Lisbon duke vazhduar deri te Manchester United, Ronaldo ka luajtur rregullisht si sulmues i krahut të majtë. Me transferimin te Real Madrid, pozicioni i Ronaldos ndryshoi dhe Ronaldo u vendos në qendër të sulmit, duke u bërë makthi më i keq i çdo mbrojtësi.

Për La Gazzeta Dello Sport, Paolo Di Canio u shpreh: “Ronaldo do të përmirësojë nivelin teknik, por ai i është bashkuar një skuadre me shumë sulmues. Unë e shoh lojtarin të pozicionuar nga e majta, por United ka lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion, përfshirë Jadon Sancho.” Se ku pritet të luajë Ronaldo, kjo mbetet për t’u parë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll