Sport

Mbrojtësi Kumbulla optimist, dëshiron të mbërrijë te faza “play-off”…

6 Shtator 2021, 14:35 Nga DOSJA
Mbrojtësi Kumbulla optimist, dëshiron të mbërrijë te

TIRANE – Mbrojtësi Marash Kumbulla ishte një nga dy lojtarët e Kombëtares, i cili doli dhe foli në konferencën e sotme për shtyp, në prag të sfidës ndaj San Marinos. Titullari kuqezi që luan për Romën, u shpreh për suksesin ndaj Hungarisë, për rastin e humbur prej tij në këtë takim, duke u shprehur optimist edhe për një vend të dytë në grup.

“Jam shumë i lumtur që dje fituam, pasi edhe e gjithë skuadra luajti mire, përveç nja dy rasteve që gabuam. Normal, rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen e djeshme.”

Rasti i humbur? “Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë”.

Minutat? “Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin.”

Shanset për kualifikim? “Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off”.

Kundërshtari direkt? “Besoj se të dyja janë kundërshtarë direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëj ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon, por edhe me tjerat”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hungarisë marash kumbulla san marinos hungarisë marash kumbulla san marinos

Sondazh

Poll